Masa të ngrohta ajrore kanë depërtuar në Itali dhe Gadishullin Ballkanik sot me efektin e fenirimit të erërave jugperëndimore dhe jugore. Edhe ditëve të kaluara nuk ishte ftohtë, por shumë rajone ishin nën ndikimin e fenomenit të inversionit të temperaturave dhe për këtë arsye ajri i ftohtë ishte i ngujuar brenda vranësirave të ulëta dhe mjegullës dhe për këtë arsye ishte ftohtë. Me shpërbërjen e mjegullës temperaturat janë ngritur ndjeshëm.
Edhe nesër pritet mot i ngjashëm me shtim gradual të vranësirave dhe riga lokale shiu, ndërsa gjatë fundjavës priiten ulje të temperaturave reshje të dendura herë pas here shiu, shqotë, borë varësisht nga lartësia mbidetare dhe pozita gjeografike.
Reshje estetike dhe dekorative bore priten kryesisht në Kosovë, (në viset kodrinore-malore reshje më solide), pastaj në veri, verilindje të Shqipërisë dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan