• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mërgimtari vjen nga Gjermania në Kosovë për ta punuar tokën

Rreth 50 milionë euro planifikohet të ndahen subvencione për bujqit

19/04/2022 | 08:52
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 5 mars!

05/03/2026 | 01:37
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.03.2026.) e enjte

05/03/2026 | 01:34
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

04/03/2026 | 08:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 4 Mars!

04/03/2026 | 00:23
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

03/03/2026 | 13:59
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e martë

03/03/2026 | 08:13
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 3 Mars!

03/03/2026 | 03:24
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.03.2026.) e martë

03/03/2026 | 03:21
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e hënë

02/03/2026 | 08:43
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 3 Mars!

02/03/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.03.2026.) e hënë

01/03/2026 | 23:59
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mërgimtari vjen nga Gjermania në Kosovë për ta punuar tokën

Rreth 50 milionë euro planifikohet të ndahen subvencione për bujqit

19/04/2022 | 08:52
681
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje

Rreth 50 milionë euro planifikohet të ndahen subvencione për bujqit këtë vit. Me gjithë paralajmërimet nga Ministria e Bujqësisë se thirrja për aplikim do të bëhet gjatë muajit mars, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Nga kjo ministri nuk kanë treguar se kur do të ndodhë shpallja e thirrjes, ndërsa përfaqësues të bujqve e njohës të kësaj fushe thonë se përkrahja për bujqit nuk duhet vonuar.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, me 9 mars njoftuan se këtë vit do të ndahen rreth 50 milionë euro subvencione për bujqit. Këtë ditë u njoftua për rritje subvencionesh për kultura e veprimtari të ndryshme bujqësore. Rritja më e madhe u tha se arrin deri në 216 për qind, te subvencionimi i një hektari me grurë nga 150 në 474 euro. Në konferencë për media, ministri Peci kishte thënë se thirrja për aplikim për subvencione do të hapet gjatë marsit.

Një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur, e kjo po i shqetëson bujqit.

Në lidhje me këtë, Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë se pse është vonuar publikimi i thirrjes për aplikim dhe kur pritet të ndodhë kjo. Për këtë pyetje dhe atë se kur do të shpallet thirrja për grante, ministria ka zgjedhur heshtjen para informimit të publikut, duke mos kthyer përgjigje për ditë të tëra, deri në realizimin e kësaj kronike.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, kërkon që ministria mos të vonohet tutje për shpalljen e thirrjes për aplikim.

“Ministria e Bujqësisë duhet të shpallë sa më shpejt thirrjen për aplikim, në mënyrë që të vijë sa më shpejt deri te pagesa e subvencioneve. Kjo kishte me qenë ndihmë e madhe për bujqit, nga Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria. Do të thotë duhet të jenë shumë më të shpejtë që të bëhet shpallja e thirrjes për aplikim, që bujqit në periudhën sa më të shkurt të marrin pagesat e premtuara”, tha ai.

Përkrahja e fermerëve në kohë është e një rëndësie të veçantë, thotë profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci, teksa shton se bujqit duhet të kenë sa më shumë benefite, në mënyrë që të rritet prodhimi.

“Qeveria duhet të trajtojë bujqësinë konform tretmanit që meriton ta ketë. Ne duhet të ofrojmë sa më shumë benefite për fermerët, që të njëjtit të rrisin prodhimin dhe cilësinë, pasi vendi vazhdon të karakterizohet me pamjaftueshmëri prodhimesh bujqësore vendore. Kështu, do të ulnim importet marramendëse që kemi për kulturat bujqësore në përgjithësi dhe ato strategjike në veçanti”, tha ai.

Ndërkohë, Shoqata e Arrës dhe Lajthisë ka kërkuar shpalljen e thirrjes për aplikim për subvencione. “Vonesat në publikim të thirrjes dhe realizim të pagesave rrezikojnë sezonin e bujqësisë, pasi punët kryesore në bujqësi bëhen në fillim të pranverës, andaj çdo lloj vonese në pagesa nga institucionet, ndikon negativisht në mbarëvajtjen e punimeve”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 5 mars!

05/03/2026 | 01:37
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.03.2026.) e enjte

05/03/2026 | 01:34
Moti për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

04/03/2026 | 08:09
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲