Shqipëria sot pati rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në këto çaste nga Prizreni në Malishevë dhe pjesë të Drenices kemi një sistem të fuqishëm me rrebeshe shiu me bubullima. Ky sistem pritet të zgjerohet në disa zona drejt Rrafshit të Kosoves duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Disa sisteme të izoluara gjenden në disa pjesë tjera të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut.
Pra, gjatë orëve të ardhshme pritet të kemi rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të vendeve tona duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale. Rrebeshe të reja priten në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe shumë pjesë të Kosoves. Reshje shiu priten edhe gjatë nates në Kosovë./MeteoBallkan