Reshjet e borës të shoqëruara edhe me shi kanë përfshirë shumë pjesë të Kroacisë.
Borë po bie në bregdetin kroat, Gorski Kotar, Lika, Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore dhe në pjesë të tjera të vendit. Kjo ka bërë që të ketë shumë vështirësi në komunikacion.
Për Gorski Kotar dhe Lika ekziston në fuqi alarmi i kuq për shkak të shpejtësisë dhe sasisë më të madhe të borës, ndërsa pjesa tjetër është në alarm të verdhë dhe portokalli për shkak të reshjeve të dëborës, dhe shiut me akull.
Shikoni disa nga pamjet: