• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Zhytësi profesionist përshkruan momentin kur humbi këmbën e dorën nga sulmi i parë i peshkaqenit

Zhytësi profesionist përshkruan momentin kur humbi këmbën e dorën nga sulmi i parë i peshkaqenit

07/08/2022 | 00:32
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

14/09/2025 | 09:39
U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

14/09/2025 | 08:52
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

14/09/2025 | 08:43
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.09.2025.) E Diele

13/09/2025 | 23:50
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/09/2025 | 08:11
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën, 13 Shtator!

12/09/2025 | 23:21
Moti për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.09.2025.) E Shtunë

12/09/2025 | 23:14
Vdes prezantuesi i njohur i motit

Vdes prezantuesi i njohur i motit

12/09/2025 | 21:05
Tragjedi në Adriatik: Një turiste po bënte një foto me shoqen e saj, e tërheqin dallgët e detit

Tragjedi në Adriatik: Një turiste po bënte një foto me shoqen e saj, e tërheqin dallgët e detit

12/09/2025 | 13:13
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/09/2025 | 08:49
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten, 12 Shtator!

11/09/2025 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.09.2025.) E Premte

11/09/2025 | 22:52
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Zhytësi profesionist përshkruan momentin kur humbi këmbën e dorën nga sulmi i parë i peshkaqenit

Zhytësi profesionist përshkruan momentin kur humbi këmbën e dorën nga sulmi i parë i peshkaqenit

Në një intervistë me të përditshmen DailyMail zhytësi australian Paul de Gelder tregon momentet kur teksa notonte në gjirin e Sydney, këmba e tij u këput në nofullat e një peshkaqeni dem, 4 metra të gjatë.

07/08/2022 | 00:32
772
SHARES
2.2k
VIEWS
Shpërndaje

Si çdokush që është rritur në Australi — ku raportohet rreth 20 sulme peshkaqenësh në vit — ai thotë se ky ishte momenti të cilit cdo zhytes i trembej prej kohësh.

“Por instinktet e mia vepruan menjëherë. Të gjithë e dinë se kur sulmohesh nga një peshkaqen duhet ta qëllosh me grusht syve. Por dhe ky opsioni më ishte mohuar pasi krahu im i djathtë ishte kapur nga dhëmbët e tij bashkë me këmbën.

Peshkaqeni dem ka më shumë dhëmbë sesa çdo specie tjetër. Megjithse ata janë vetëm 1.5 cm të gjatë, peshkaqeni dem ka 50 radhë me dhëmbë të tillë dhe një total prej 350, kështu që atë që nuk plotësojnë me madhësinë e tyre e kompensojnë me mprehtësinë e gjilpërave.

Tentova të kundërsulmoj me dorën e majtë, por ajo nisi të lëkundej si një kukull lecke.
Legjendat thonë se peshkaqeni i bardhë është më i tmerrshmi në thellësi, por asgjë nuk është më agresive se sulmi i një peshkaqeni dem.

Dhimbja e kafshimit të tij ishte e tmerrshme. Nisa të mbytem në ujin e përgjakur dhe bisha 350 kilogramëshe po më merrte poshtë me vete.
Nisa të mendoj se kjo ishte vdekja dhe nuk do të kuptoj kurrë përse më la të lirë. Ndoshta shijoi mishin tim dhe nuk i pëlqeu. Por për arsye të panjohura ai liroi kapjen e nofullave dhe u zhyt thelë për të kërkuar një pre më të mirë.

Teksa avancoja drejt sipërfaqes shihja gjakun tim që dilte në ujë … sa peshkaqenë të tjerë do të tërhiqeshin nga era e gjakut?

Por aty u gjeta nga disa kolegë zhytësash të ushtrisë që po stërviteshin në bazën e Kuttabul në gjirin e Sydney. Tentoja të mbaja krahun tim të prerë jashtë ujit teksa avancoja drejt barkës së shpëtimit.

Pashë tmerrin në sytë e shokëve të mi teksa më ngrinin, kështu që siç bëjnë ushtarët, thashë dhe une diçka në formë shakaje.

Mbijetova pasi një prej ushtarëve mbajti dorën te këmba ime për të mbyllur arterien kryesore që ishte çarë, derisa më dorëzuan e doktorët.
Pas disa operacionesh më vonë u zgjova me një krah e një këmbë mangët.

Që prej atij shkurti të vitit 2009, kam pasur shumë kohë për të reflektuar mbi atë që ndodhi dhe të kuptoja përse u bëra objektivi i makthit të çdo zhytësi.

Një pjesë e arsyes ishte pasi po qëndroja me kurriz në ujë dhe kisha lopata gome në këmbë me të cilat notoja.

Sikur të mos kisha lopatat peshkaqeni nuk do të kuptonte që nuk isha preja e tij e preferuar siç janë peshqit, delfinët apo ndonjë tjetër peshkaqen.

Por unë duke rrahur lopatat në ujë, duket se thërrisja atë të kafshonte.

Megjithse kisha parë filma që më kishin tmerruar e heret prej peshkaqenëve unë isha bërë një zhytës i marinës, i speializuar në spastrimin e minave.

Gjatë periudhës së rekuperimit unë lexoja gjithnjë e më shumë për peshkaqenët, për krijesën që ndryshoi jetën time, dhe nisa të kuptoj sesi ne njerëzit po ndryshojmë edhe jetën e tyre.

Unë vazhdoj të jetoj dhe nuk kam humbur më gjymtyrë që prej sulmit në Gjirin e Sydney.

Shpresoja të thoja që dhe peshkaqenët po jetojnë aq mirë sa unë por për fat të keq raca njerëzore po i vret ata me shpejtësi.

Unë nuk dua që njerëzit të mos bëjnë banjë në ujë por idea që të vrasësh krijesa për ta bëjë bregdetin të sigurtë është vetëm një justifikim egoist.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rrallë dhe ata janë pjesë e magjisë së oqeaneve, ndërsa ne njerëzit duhet të kemi parasysh që jeni notues ‘të ftuar’ në shtëpinë e tyre.


Related Posts

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën
Lajme

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

14/09/2025 | 09:39
U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj
Lajme

U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

14/09/2025 | 08:52
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

14/09/2025 | 08:43
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲