• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Latifi kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria, përmbytjet në Rahovec shkaktuan dëme të mëdha!

Latifi kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria, përmbytjet në Rahovec shkaktuan dëme të mëdha!

17/09/2022 | 12:19
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

15/01/2026 | 00:10
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

13/01/2026 | 09:46
Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

12/01/2026 | 23:24
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të martën, 13 Janar!

12/01/2026 | 22:55
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.01.2026.) E Martë

12/01/2026 | 22:47
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

12/01/2026 | 08:48
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 12 Janar!

12/01/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.01.2025.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.01.2026.) e hënë

11/01/2026 | 21:51
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e diel

11/01/2026 | 10:04
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.01.2026.) E Diele

11/01/2026 | 00:08
Reshje bore dhe temperaturat polare!

Reshje bore dhe temperaturat polare!

10/01/2026 | 19:35
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

10/01/2026 | 08:53
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Latifi kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria, përmbytjet në Rahovec shkaktuan dëme të mëdha!

Latifi kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria, përmbytjet në Rahovec shkaktuan dëme të mëdha!

17/09/2022 | 12:19
699
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje

Kryetari i kësaj Komune Smajl Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar ndihmën urgjente nga qeveria, pas reshjeve të shumta dhe përmbytjevë që ndodhën në Komunën e Rahovecit.

Sipas tij, nga përmbytjet e shumta janë shkaktuar edhe dëme në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, raporton Zeri.info.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi që tregojë gjendjen e rënduar pas vërshimëve të shiut.

Postimi i plotë:

Dëme të mëdha nga vërshimet dhe përmbytjet në Rahovec, kërkojmë përkrahjen urgjente të Qeverisë

Që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u ballafaquar me gjendje të rënduar, pas reshjeve të shumta të shiut, e për këtë qëllim kemi formuar edhe Shtabin Emergjent të komunës së Rahovecit, i cili është mbledhur, sot në orën 10:00.

Përmbytjet nga ujërat dhe pasojat që kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. i kemi parë nga afër në shumë zona të komunës sonë, posaçërisht, në: Fortesë, Sapniq, Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Dejnë, Krushë e Madhe, Nagac, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol …etj.

Me vendimin tim do të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat do të regjistrojnë dëmet e mëdha si në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike. Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.

Derisa moti të përmirësohet, probleme të tilla do të mund të na përsëriten, andaj bëjmë thirrje që rastet tuaja t’i adresoni në këtë numër emergjent:

*029-277-555- Njësia e zjarrfikësve-Rahovec

Drejtoria e Shërbimeve Publike me Njësinë e Zjarrfikësve, Drejtorinë e Bujqësisë, Stacionin Policor Rahovec, kompanitë e kontraktuara nga komuna jonë dhe ekipet e shumta vullnetare, janë duke punuar pandërprerë, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronave të tyre si dhe për evitimin e rrezikut nga vërshimet, si dhe sanimin e pasojave. Nëse vazhdojnë reshjet me intensitet të lartë, dëmet mund të jenë edhe më të mëdha.

Si Kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar dhe kërkoj ndihmë nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, e për t’i kompenzuar dëmet e mëdha të cilat do të dihen pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona, të cilat do t’i evidentojnë ditëve në vijim.

Njëkohësisht, ju bëj thirrje qytetarëve të rrisin kujdesin dhe mos të lëvizin në pikat ku ende ka pasiguri dhe rrezik.

Ne jemi në terren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë.

 

Image

Image

Image

Image

Related Posts

Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Lajme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

15/01/2026 | 00:10
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e martë

13/01/2026 | 09:46
Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!
Kosovë

Moti javor, pas acarit dominim anticiklonik, mundësi për reshje lokale bore krejt në fund të javës!

12/01/2026 | 23:24
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲