• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Tërmetet më të fuqishme që goditën Shqipërinë ndër vite

Tërmetet më të fuqishme që goditën Shqipërinë ndër vite

16/01/2023 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e martë

28/04/2026 | 08:09
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.04.2026) e martë

28/04/2026 | 00:28
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 28 prill!

28/04/2026 | 00:05
Sasi rekorde e borës në Moskë, thyhet rekordi 55 vjeçar

Sasi rekorde e borës në Moskë, thyhet rekordi 55 vjeçar

27/04/2026 | 21:47
Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

27/04/2026 | 12:33
Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

27/04/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

27/04/2026 | 08:24
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 27 Prill!

27/04/2026 | 00:57
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.04.2026.) e hënë

27/04/2026 | 00:53
Parashikimi i motit për sot, e diel

Parashikimi i motit për sot, e diel

26/04/2026 | 09:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.04.2024.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.04.2026.) e Diele

26/04/2026 | 00:30
Edhe sot nxehtë dhe me diell, por me mundësi për vranësira të kohëpaskohshme

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

25/04/2026 | 09:28
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Tërmetet më të fuqishme që goditën Shqipërinë ndër vite

Tërmetet më të fuqishme që goditën Shqipërinë ndër vite

16/01/2023 | 08:49
966
SHARES
2.8k
VIEWS
Shpërndaje

Tërmeti më vdekjeprurës në historinë e Shqipërisë ishte ai më 17 tetor 1851 me epiqendër në bregdetin e Vlorës. Si pasojë e këtij tërmeti kishin humbur jetën 400 persona dhe kishin mbetur mijëra të lënduar.

Lexoni më poshtë një historik të tërmeteve që ndër vite e goditën Shqipërinë:

26 nëntor 2019

Në orët e hershme të mëngjesit, pak para orës 04, Shqipëria u trondit nga një tërmet prej 6.4 shkallë të rihterit i cili epiqendrën e pati në Durrës. Pjesa bregdetare e Durrësit dhe një vendbanim në afërsi, Thumana, ishin vendet më të prekura nga ky tërmet i cili la pas mbi 30 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë familje pa kulm mbi kokë.

22 shtator 2019

Tërmeti me magnitudë 5.6 i kishte shkaktuar dëme në 1528 objekte, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, dhe 4 automjete. Janë një serë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit ku janë shkatërruar banesa.

1 qershor 2019

Në  fillim  të qershorit të këtij viti  tërmeti me  5.2 ballë kishte goditur Korçën në orët e para të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça.  Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan në fshatin Floq të Korcës, ku shumë banesa u kthyen në të pabanueshme, ndërsa u raportua edhe për persona të lënduar.

9 janar 1988

Lëkundje të shpeshta tokës  kanë ndodhur në Tiranë . Dëme materiale ishin shaktuar në fshatrat Arbanë dhe Petrelë .

15 prill 1979

136 viktima dhe 1 mijë të plagosur kishin humbur jetën si pasojë e tërmetit të ndodhur me 15 prill 1979. Epiqendra ishte në Adriatik por tërmeti kishte prekur  Shkodrën dhe Lezhën.Si pasojë u dëmtuan 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore.

30 nëntor 1967

Në Librazhd-Dibër  kishin mbetur të vdekur 12 persona dhe 174 të lënduar si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.6. Tërmeti kishte shkaktuar dëme në 13 lokalitete dhe 177 fshatëra.

1 shtatorit 1959

944 shtëpi ishin shkatërruar si pasojë e tëmetit të ndodhur në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.

27 gusht 1948

Si pasojë e tërmetit me ballë 5.5 në Trush kishte vdekur  1 person dhe 27 të plagosur. Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush. Dëmtime janë shkatërruar në  shtratin e lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës.

30 mars 1921

Lëkundjet më të mëdha u ndien në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, por nuk pati të dhëna për dëme në njerëz, ndërsa dhjetëra shtëpi u rrënuan. Katër vite pas çlirimit të vendit, në gusht të 1948-ës, zona e Shkodrës u prek nga tërmeti dhe atëherë u raportuan një i vdekur dhe 27 të plagosur, por edhe dëme të mëdha, ku ndër të tjera dëmtime të shtratit të Bunës.
18 dhjetor 1920
Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë. Shkatërrohen  173 shtëpi dhe shumë dëmë tjera materiale.
22 dhjetor 1919

Në Leskovik-Konicë kishte ndodhur tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Për numrin e viktimave nuk ka informacione. Por, ishin shkatërruar shtëpi  në kufijtë shqiptarë dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko.
Korrik-gusht  1885
Në korrik dhe gusht  1885, Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç.

17 tetor 1851

Ky tërmet ishte më shkatërruesi që kishte ndodhur në Shqipëri. Ai shkaktoi  mbi 400 viktima në rajonin  e Vlorës, Beratit dhe shumë dëme materiale. Epiqendra ishte në bregdetin e Vlorës me magnitudë 6.6.
Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.
Nga studimet e bëra deri më sot rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë./Kallxo.com

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e martë

28/04/2026 | 08:09
Parashikimi i motit për sot – e enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.04.2026) e martë

28/04/2026 | 00:28
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 28 prill!

28/04/2026 | 00:05
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲