• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Paralajmërohet rënie ‘e lehtë’ e çmimit të banesave në Kosovë

Paralajmërohet rënie ‘e lehtë’ e çmimit të banesave në Kosovë

03/04/2023 | 10:26
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

15/05/2026 | 08:39
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

15/05/2026 | 08:07
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjet nesër, e Premte, 15 Maj!

14/05/2026 | 22:48
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.05.2026.) e Premte

14/05/2026 | 22:35
Kupa e Botës 2026 përballet me alarm për temperatura të rrezikshme

Kupa e Botës 2026 përballet me alarm për temperatura të rrezikshme

14/05/2026 | 12:35
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohet çmimi i naftës për sot

14/05/2026 | 09:10
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

14/05/2026 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 14 Maj!

14/05/2026 | 00:12
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.09.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.05.2026.) e enjte!

13/05/2026 | 23:07
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Paralajmërohet rënie ‘e lehtë’ e çmimit të banesave në Kosovë

Paralajmërohet rënie ‘e lehtë’ e çmimit të banesave në Kosovë

03/04/2023 | 10:26
586
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje

Në Kosovë pritet të ketë rënie të lehtë të çmimit të banesave. Kështu paralajmërojnë ndërtuesit, por edhe njohësit e ekonomisë.

Aktualisht çmimet e tyre janë shumë të larta dhe kjo i ka sjellë kompanitë e ndërtimit në një pozitë jo të mirë të shitjes. Çmimi mund të bie vetëm nëse do të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazë të ndërtimtarisë në përgjithësi, thonë ekspertët e patundshmërive.

Sektori i ndërtimtarisë është sektori më i zhvilluar pas atij financiar në Kosovë, mirëpo dy vjetët e fundit ka pasur ngecje në shitje, për arsye të shtrenjtimit dhe krizave të njëpasnjëshme që i ka kapluar qytetarët e Kosovës.

Shpresat që të ulen çmimet e banesave janë në 6-mujorin e dytë të këtij viti, tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Parashikimet janë shumë të mira për këtë vit sidomos për gjysmën e dytë e jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë. Se nëse do të ketë rënie të inflacionit dhe stabilizim të çmimeve, besojmë se do të stabilizohen edhe çmimet e banesave. Ne brenda Odës Ekonomike kemi Shoqatën e Ndërtuesve dhe pas takimeve me ta, është një pritje nga qytetarët për rënie të çmimeve që më pastaj të blejnë. Ne mendojmë se kjo është e përkohshme. Shoqatat janë duke e përcjellë trendin ndërtues”, tha ai për Radio Kosovën.

Çmimet e mëdha të banesave kanë sjellë një ritëm të ngadalësuar të shitjes, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ai tha se janë dëshmitarë se si disa kompani ndërtuese janë në gjendje të keqe financiare për shkak të këtij trendi.

E për ndërtuesin kosovar, Jahir Morina, çmimet e patundshmërive mund të bien nëse do të ketë liberalizim të tregut në Evropë dhe nëse do të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazë të ndërtimtarisë në përgjithësi. Vetëm 20% mund të jetë një ulje, sipas tij, për arsye të rritjes së tokës.

Prishtina ka tri zona të shitjes. Në qendër çmimi për metër katror shkon nga 1 mijë e 500 deri në 2 mijë euro, pastaj zona e dytë, siç është Prishtina e re, Rruga B, Drogodan, etj. prej 1000 deri në 1 200 euro për metër katror dhe në zona të tjera më të thella, çmimi për metër katror shkon nga 800 deri në 1 mijë euro, ka bërë të ditur ndërtuesi Morina.

Related Posts

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!
Kosovë

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës
Lajme

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot
Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲