Nga e mërkura në territoret tona do të kemi fuqizim të mëtutjeshëm të masave ajrore të thata anticiklonike dhe për këtë arsye mund të kemi krijimin e mjegullnajave që do të jenë aktive sidomos në mëngjes e në disa lugina mund të qëndrojnë edhe gjatë paradites.
Në zonat ku do të ketë mjegull temperaturat do të jenë të ulëta, ndërsa në zonat me kthjellime të plota temperaturat do të jenë pothuajse sikur në pranverën e hershme.
Ky fundvit po karakterizohet me mot stabil, megjithatë anticikloni stabil nuk do të zgjasë shumë ditë, ngase qysh nga data 30 Dhjetor do të kemi dobësimin e plotë të masave ajrore anticiklonike dhe do të vije deri te ulja e presionit atmosferik dhe në Itali mund të kemi qarkullim të masave ajrore ciklonike. Rrebeshe lokale shiu me 30 Dhjetor priten edhe në disa zona bregdetare në Ballkan.
Me 31 Dhjetor do të kemi depërtimin e masave ciklonike më thellë në Ballkan dhe lokalisht do të kemi reshje shiu edhe në territoret tona, ndërsa Viti i Ri 2024 mund të fillojë me riga shiu të cilat në disa zona mund të shndërrohen në fjolla bore.
Ky parashikim ende mund të ndryshojë në nuanca të ndryshime, por deri me 30 dhe 31 Dhjetor kemi mot plotësisht stabil dhe të thatë. Ndryshim të sinoptikes do të kemi natën e fundit të këtij viti. Në çfarë përmasash do të vije deri te ndryshimi i motit do të bëjmë fjalë ditëve të ardhshme./MeteoBallkan