Trupat e dy alpinistëve janë gjetur në Alpet italiane pranë Zvicrës pasi u goditën nga një ortek.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forca e ortekut, i cili goditi rreth orës 12 pasdite të së dielës, shtyu një nga viktimat në një liqen afër fundit të shpatit, ndërsa trupi tjetër u gjet “i varrosur” në borë, tha shërbimi i shpëtimit alpin i Italisë.
Një operacion kërkimi filloi pasi rojet në një digë aty pranë raportuan se kishin parë orteku që goditi dy alpinistët, thanë autoritetet.
Sono due ciaspolatori lombardi le vittime della valanga in Formazza. Un uomo di 53 anni e una donna di 30 pic.twitter.com/MAIOu99OWV
— News24 vco24 novarese24 altopiemonte24 ossola24 (@News24Piemonte) January 7, 2024
Një kërkim fillestar në këmbë dështoi për të gjetur alpinistët, duke nxitur përdorimin e një helikopteri.
Pavarësisht erërave të forta, një helikopter arriti të ulte një ekip shpëtimi të ndihmuar nga një njësi qensh.
Identiteti i viktimave, për të cilët ekipi i shpëtimit tha se ishin të veshur me këpucë dëbore, nuk janë bërë të ditur.
Orteku goditi në një nivel 2,200 metra në luginën Formazza në rajonin e Piemonte në veriperëndim të Italisë, tha shërbimi i shpëtimit