• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Formohet “Cikloni Gjenovian”, reshje të dendura bore në Alpe, sasi e madhe shiu në pjesë të Evropes e Ballkanit!

Formohet “Cikloni Gjenovian”, reshje të dendura bore në Alpe, sasi e madhe shiu në pjesë të Evropes e Ballkanit!

12/09/2024 | 13:23
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

17/05/2026 | 08:55
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

16/05/2026 | 19:15
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

16/05/2026 | 16:10
Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Formohet “Cikloni Gjenovian”, reshje të dendura bore në Alpe, sasi e madhe shiu në pjesë të Evropes e Ballkanit!

wxcharts.com

Formohet “Cikloni Gjenovian”, reshje të dendura bore në Alpe, sasi e madhe shiu në pjesë të Evropes e Ballkanit!

12/09/2024 | 13:23
1.6k
SHARES
4.6k
VIEWS
Shpërndaje

Është krijuar i ashtuquajturi ciklon gjenovian në Gjirin e Gjenoves në Itali, ciklon i cili formohet me depërtimin e fronteve të ftohta nga Atlantiku përmes Alpeve evropiane.

Cikloni po fuqizohet shumë dhe ndikimi i tij po ndjehet edhe në viset tona me fillimin e erërave jugore, por vranësirat e shiu arrijnë të Premten. Edhe sonte mund të ketë rrebeshe lokale në pjesët bregdetare të Shqipërisë, shumë më intensive thellë në veri dhe veriperëndim të vendit si dhe në Mal të Zi.

Cikloni masiv ka filluar të kushtëzojë reshje të dendura shiu në Slloveni, pjesë të Kroacisë, pastaj në jug të Gjermanisë, Zvicër, Austri, Sllovaki, Poloni etj. Reshjet më të dendura nga ky ciklon parashihen në Austri dhe Sllovaki ku mund të ketë përmbytje, pastaj në Slloveni po ashtu.

Me uljen e temperaturave në Alpet Austriake dhe Gjermane kanë filluar reshje të dendura bore të cilat priten edhe në Alpet Zvicerane lokalisht, pastaj deri në juglindje të Francës në perëndim dhe veri të Sllovenisë në Ballkan. Bora do të jetë karakteristikë vetëm e zonave malore, por mund të ndodhë që të paraqitet edhe në disa zona më të ulëta në Austri.

Sasia e borës në Alpe

Reshje shiu dhe ulje e temperaturave nga ky sistem masiv do të ketë edhe në viset tona. Fillimisht në pjesë të Shqipërisë dhe Mal të Zi, ndërsa të Premten edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Mund të ndodhin përmbytje në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe Hercegovinë.

Temperaturat e shënojnë ulje të ndjeshme në fundjavë dhe mund të ketë fjolla bore në viset më të larta malore edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi. Kosovë, Maqedoni Veriore dhe disa nga majat e bjeshkëve të Shqipërisë.

Pra, shfrytëzoni ditën e sotme, sepse nga e premtja presim shumë vranësira, freski dhe herë pas here reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Përmbytje më të mëdha mund të ndodhin në Austri, Sllovaki, jugperëndim të Polonisë dhe shtetet përreth, pastaj edhe në Slloveni parashihet sasi shumë e madhe e shiu. Përmbytje lokale mund të ketë edhe në disa pjesë të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Informacione tjera kur të kemi përditësimin e kartave meteorologjike./MeteoBallkan

 

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

17/05/2026 | 08:55
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë
Lajme

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲