Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë, raporton EMSC.
Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas, e cila u shkatërrua në tërmetin e vitit të kaluar.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 9 kilometrash.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme apo për të lënduar.
Siç raportohet, tërmeti është ndjerë në shumë pjesë të Turqisë. /MeteoBallkan/