Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është lëshuar për Barcelonën, pasi kudo në Spanjë ekipet e kërkimit vazhdojnë të pastrojnë zonat e përmbytura.
Të paktën 217 persona kanë vdekur pas shiut të dendur në Spanjën lindore që shkaktoi përmbytje që shkatërruan pothuajse gjithçka në rrugën e tyre.
Njerëzit u bllokuan në vetura dhe shtëpi, ndërsa ujërat u rritën në zonën e fatkeqësisë javën e kaluar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për numrin e panjohur të personave të zhdukur.
Dhe ndërsa vuajtjet e popullit vazhdojnë, parashikohet më shumë shi për disa pjesë të vendit.
Qeveria lokale në Kataloni ka paralajmëruar për shi “të vazhdueshëm dhe të rrëmbyeshëm” në dy rajone, duke thënë se njerëzit duhet të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë larg lumenjve.
Një paralajmërim i kuq për “rrezik ekstrem” është lëshuar edhe për Barcelonën.
Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës , duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë “nëse nuk është e nevojshme” dhe të jenë vigjilentë.
Në celularët e qytetarëve janë dërguar mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit. Alarmi u bëri thirrje njerëzve të shmangin kanionet ose kanalet.
Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vëllimet e mëdha të ujit, ndërsa drejtuesit e mjeteve që përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura.
Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat është përmbytur. Videot treguan ujin që rridhte në parkingjet e makinave dhe në ndërtesën kryesore, ndërsa udhëtarët shiheshin duke hequr këpucët në sallën e nisjes të kthyer tashmë në një liqen.
Ministri spanjoll i Transportit Oscar Puente tha se u shtynë fluturimet që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të stuhisë që ka prekur rajonin. Në total, rreth 50 fluturime janë prekur me anulime apo vonesa.
Shërbimet hekurudhore të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu, pasi autoritetet përpiqen të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar në Valencia.
#BREAKING
Barcelona on ‘extreme danger’ red alert as airport flooding cancels flights#Barcelona #Valencia #SpainCatalonia’s regional govt warned of “continuous and torrential” rain across the Barcelona metropolitan area and surrounding areas six days after flash floods… pic.twitter.com/4IGr7utwOi
— 𝕏 𝐁𝐫𝐞𝐚𝐤𝐢𝐧𝐠 𝐍𝐞𝐰𝐬 (@cheguwera) November 4, 2024