• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, anticikloni i ftohtë!

Moti javor, anticikloni i ftohtë!

13/01/2025 | 13:31
Këto janë vendet që mund të preken më rëndë nga El Niño

Këto janë vendet që mund të preken më rëndë nga El Niño

23/09/2026 | 13:43
Kthesë e motit, rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Evropë

Kthesë e motit, rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Evropë

23/09/2026 | 09:41
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

23/09/2026 | 08:34

KEDS tregon për punimet në rrjet të mërkurën, me 23 shtator!

22/09/2026 | 23:22

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2026.) e mërkurë

22/09/2026 | 23:09
Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

22/09/2026 | 19:27
Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

22/09/2026 | 11:24
Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

22/09/2026 | 08:44
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, anticikloni i ftohtë!

Image: Meteociel

Moti javor, anticikloni i ftohtë!

Rrymimet ajrore edhe pse të dobëta gjatë javës do të vazhdojnë nga veriu dhe për këtë arsye do të jetë një javë mjaft e ftohtë.

13/01/2025 | 13:31
1.9k
Shpërndarje
5.3k
Shikime
Shpërndaje

Masat ajrore ciklonike që sollën reshjet e dendura të borës po largohen dhe po dobësohen gradualisht, megjithatë jo të gjitha parashikimet u plotësuan, sidomos dita e diele ishte e paraparë të ketë shumë më shumë borë veçanërisht në jug të Kosovës.

Sidoqoftë, parametrat tjerë u realizuan dhe temperaturat polare me erëra të ftohta veriore kanë mbërthyer rajonin tonë. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore po vazhdojnë reshjet e borës, lokalisht edhe në jug të Kosovës. Vende-vende ka bllokada nga reshjet mjaft intensive të borës.

Cikloni po shkon duke u larguar dhe dobësuar, ndërsa nga Evropa po vjen një sistem ajror me presion të lartë atmosferik që nënkupton një anticiklon mjaft i fuqishëm dhe solid. Njëkohësisht nga verilindja e Kontinentit kemi depërtimin e vazhdueshëm të ajrit të ftohtë polar dhe me atë ekzistues këtu pritet të kemi përqendrimin e ajrit të ftohtë pikërisht në trojet tona për shumë ditë.

Ajri i ftohtë polar do të bllokohet pikërisht në viset tona dhe për këtë arsye na pret një javë shumë e ftohtë dhe me temperatura mjaft të ulëta, por asgjë ekstreme.

Reshjet atmosferike do të rrallohen dhe dobësohen plotësisht me fuqizimin e anticiklonit, pastaj do të pasojë  kthjellimi i motit. Kthjellimi i motit do të kushtëzojë acar të fortë orëve të natës dhe mëngjesit.

Pra, reshjet sporadike të borës mund të vazhdojnë nganjëherë lokalisht gjatë ditëve të para të javës, ndërsa në pjesën tjetër të javës do të kemi acar mjaft të fortë dhe solid, por temperaturat ditore do të fillojnë të rriten.

Gjithashtu mund të kemi edhe fenomenin e inverzionit të temperaturave për shkak të krijimit të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Për këtë arsye nëse ndodhë ky fenomen më ngrohtë do të jetë në viset kodrinore-malore se sa në ato vise ku do të ketë mjegull, sepse mjegulla do të pengojë rritjen e temperaturave.

Temperaturat minimale jo rrallë do të ulen deri në -8 apo – 9 gradë Celsius, por ndonjë mëngjes gjatë javës ato mund të ulen edhe deri në -12 gradë Celsius në disa rajone. Temperaturat maksimale do të kalojnë në “plus” gradualisht e sidomos afër fundjavës nëse nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta ato mund të shkojnë deri në 6  apo 7 gradë Celsius. Nëse kemi mjegull apo vranësira të ulëta temperaturat do të mbesin rreth 0 gradë Celsius.

Pra, para nesh një mot i ftohtë, me erëra të ftohta nga veriu e verilindja dhe me acar intensiv sidomos orëve të hershme të mëngjesit. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë më gjatë kësaj jave përpos reshjeve sporadike të borës që vazhdojnë ende këto ditë./MeteoBallkan

Rekomandime

Këto janë vendet që mund të preken më rëndë nga El Niño
Fenomene

Këto janë vendet që mund të preken më rëndë nga El Niño

23/09/2026 | 13:43
Kthesë e motit, rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Evropë
Botë

Kthesë e motit, rikthehet “kupola e nxehtësisë” në Evropë

23/09/2026 | 09:41
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

23/09/2026 | 08:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲