• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

12/06/2025 | 14:45
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e enjte

31/07/2025 | 08:24
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS tregon për punimet në rrjet gjatë ditës së Enjte, 31 Korrik!

30/07/2025 | 23:56
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.12.2022.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.07.2025.) E Enjte

30/07/2025 | 22:59
Rreziku nga cunami në Japoni, Ambasada e Shqipërisë del me njoftim për qytetarët

Rreziku nga cunami në Japoni, Ambasada e Shqipërisë del me njoftim për qytetarët

30/07/2025 | 12:35
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

30/07/2025 | 08:59
Valët e cunamit arrijnë në Hawai

Valët e cunamit arrijnë në Hawai

30/07/2025 | 08:34
Tërmet i fortë me magnitudë 8.8 ballë në Rusi – lëshohen paralajmërime në të gjithë Paqësorin, alarm për cunami nga Japonia në SHBA

Tërmet i fortë me magnitudë 8.8 ballë në Rusi – lëshohen paralajmërime në të gjithë Paqësorin, alarm për cunami nga Japonia në SHBA

30/07/2025 | 07:27
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 30 Korrik!

30/07/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.07.2025.) E Mërkurë!

29/07/2025 | 23:48
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

29/07/2025 | 08:05
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 29 Korrik!

29/07/2025 | 00:02
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.07.2025.) E Martë

28/07/2025 | 23:54
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

12/06/2025 | 14:45
624
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje

Sonda hapësinore Solar Orbiter, një bashkëpunim ndërmjet Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe NASA-s, ka kapur për herë të parë në histori pamje të poleve të Diellit. Këto pamje të rëndësishme u publikuan më 11 qershor dhe janë marrë në muajin mars, gjatë periudhës së aktivitetit maksimal diellor, nga një distancë prej rreth 65 milionë kilometrash, shkruan A2 CNN. Aktualisht, po dërgohen edhe pamjet e polit verior drejt Tokës.

Që nga fillimi i vëzhgimeve hapësinore, Dielli është parë gjithmonë nga i njëjti kënd – nga ekliptika, plani ku ndodhen Toka dhe shumica e planetëve të sistemit diellor. Por Solar Orbiter ka realizuar një manovër fluturimi pranë planetit Venus në shkurt, duke dalë nga ky plan dhe duke arritur të shohë Diellin nga 17 gradë poshtë ekuatorit të tij. Në të ardhmen, këto kënde vrojtimi pritet të kalojnë mbi 30 gradë, duke mundësuar pamje edhe më të qarta të poleve.

Qëllimi i misionit është të kuptojë më thellë fushën magnetike të Diellit, ciklin 11-vjeçar të aktivitetit të tij dhe erën diellore, një rrjedhë e vazhdueshme grimcash të ngarkuara që vjen nga shtresa e jashtme atmosferike e Diellit dhe mbush hapësirën ndërplanetare.

Dielli është një top gazi i ngarkuar elektrikisht, me një diametër prej rreth 1,4 milionë kilometrash, mbi 100 herë më i gjerë se Toka. Çdo 11 vjet, fusha e tij magnetike përmbyset, duke ndikuar në shfaqjen e njollave diellore, zona më të ftohta që duken si njolla të errëta në sipërfaqe. Numri i tyre rritet gjatë ciklit, përpara se të rifillojë nga e para.

Dielli ndodhet rreth 149 milionë kilometra larg Tokës dhe është burimi kryesor i energjisë për jetën në planetin tonë. (A2 Televizion)

 


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

31/07/2025 | 08:24
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë
Kosovë

KEDS tregon për punimet në rrjet gjatë ditës së Enjte, 31 Korrik!

30/07/2025 | 23:56
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.12.2022.) E Premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.07.2025.) E Enjte

30/07/2025 | 22:59
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲