Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, por do të ketë edhe vranësira lokale të cilat orëve të pasdites mund të zhvillohen dhe mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa vise kodrinore-malore.
Në përgjithësi vazhdon vapa intensive dhe thatësia ekstreme.
Temperaturat parashihet të luhaten nga 18 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale Do të jetë ekstremisht nxehtë në të gjitha viset, por orëve të pasdites lokalisht nga juglindja e Shqipërisë dhe lindja, pastaj në perëndim të Maqedonisë së Veriut mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Ndonjë rrebesh lokal mund të ketë edhe në Mal të Zi.
Të dielën në Kosovë vazhdon vapa verore, por me një intensitet pak më të ulët, temperaturat do të shënojnë ulje të lehta për shkak të erërave paksa më të freskëta nga veriu e verilindja. Po ashtu në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore të dielën shumë nxehtë, por me mundësi për stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Vapa verore vazhdon edhe në fillim të javës së re. Në Kosovë thatë, kurse rrebeshe e stuhi lokale priten në Shqipëri e Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan
















