Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe relativisht të ngrohtë. Pasdite priten kalime vranësirash, por pa reshje atmosferike. Erërat do të fillojnë të fuqizohen nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell, por edhe me shtim të konsiderueshëm të vranësirave, megjithatë nuk pritet të ketë reshje atmosferike. Më shumë diell pritet të ketë në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, ndërsa më shumë vranësira në Mal të Zi. Reshje nuk priten askund.
Edhe dita e Premte do të jetë e ngrohtë, me diell dhe vranësira të herëpashershme. Dukshëm më shumë vranësira do të ketë në jug të Shqipërisë ku lokalisht mund të ketë edhe reshje afatshkurtra shiu sidomos në mbrëmje. Në viset tjera thatë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell në disa rajone.
Fundjava vjen me shumë diellosje, vranësira të pakta lokale dhe temperaturat do të rriten edhe më shumë./MeteoBallkan
















