Nesër në Kosovë pritet destabilizim i fuqishëm i motit. Gjatë natës sonte pritet të fillojnë reshje shiu, shqote e bore, ndërsa në mëngjes dhe paradite parashihen vranësira dhe reshje lokale shiu. Nga mesdita ose pasdite pritet depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu dhe shiu do të shndërrohet në borë.
Temperatura maksimale paradite pritet të jetë rreth 10 gradë Celsius, për të pësuar ulje të fuqishme orëve të pasdites dhe mbrëmjes për shkak të erërave të ftohta nga veriu që vijnë bashkë me ajrin e ftohtë polar dhe me borën.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, shqote e bore. Reshje shiu në pjesën perëndimore të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Reshje bore në veri të Malit të Zi dhe pasdite vonë edhe në lindje të Shqipërisë, shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
Të mërkurën stabilizim gradual i atmosferës por mbetet paksa ftohtë.
Të enjten pas acarit të mëngjesit rritje e temperaturave dhe erëra nga jugu e perëndimi. Në mbrëmje vonë reshje të reja. Të Premten shi pastaj edhe borë./MeteoBallkan
















