Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë, stabil dhe me diell e vranësira të pakta lokale.
Temperaturat pritet të luhaten 5 minimalja deri në 25 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Fillimi i javës së re pritet të karakterizohet me mot pak më të freskët, me diell dhe vranësira lokale. Në jug dhe juglindje të Shqipërisë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë orëve të pasdites. Në rajonet tjera kryesisht pa reshje, por mund të ndodhë ndonjë rrebesh i izoluar, afatshkurtër shiu.
Të mërkurën pasdite në Kosovë shtim i vranësirave me reshje lokale shiu, lokalisht mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima e bubullimë./MeteoBallkan















