• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

27/04/2026 | 12:33
Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

27/04/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

27/04/2026 | 08:24
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 27 Prill!

27/04/2026 | 00:57
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.04.2026.) e hënë

27/04/2026 | 00:53
Parashikimi i motit për sot, e diel

Parashikimi i motit për sot, e diel

26/04/2026 | 09:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.04.2024.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (26.04.2026.) e Diele

26/04/2026 | 00:30
Edhe sot nxehtë dhe me diell, por me mundësi për vranësira të kohëpaskohshme

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

25/04/2026 | 09:28
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 25 Prill!

24/04/2026 | 23:50
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.08.2020.)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.04.2026.) e shtunë

24/04/2026 | 23:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.04.2025.) E Diele

Fundjavë pranverore!

24/04/2026 | 16:56
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

24/04/2026 | 08:22
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 24 prill!

24/04/2026 | 00:10
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

Javë me mot mjaft të ndryshueshëm dhe me luhatje të temperaturave!

Të enjten shi dhe borë.

27/04/2026 | 12:33
1.1k
SHARES
3.1k
VIEWS
Shpërndaje

Fillimi i javës së re po karakterizohet me mot stabil dhe të ngrohtë, përpos mëngjesit të hershëm që ishte paksa i ftohtë.

E hëna:

Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale dhe në pjesën më të madhe të territoreve tona nuk priten reshje, megjithatë në jug dhe lindje të Shqipërisë pasdite parashihet të ketë zhvillime konvektive që do të mund të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë në zona të izoluara.

Temperaturat do të jenë paksa të larta sidomos ato maksimale në dy apo tri ditët e para të javës.

E Martë

Dita e Martë parashihet të jetë pothuajse e ngjashme sikur e hëna, me diell dhe vranësira lokale, ndërsa pasdite priten disa zhvillime konvektive në rajon kryesisht në viset kodrinore-malore dhe mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

E mërkurë

Të mërkurën në Kosovë pritet ndryshim i motit sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes, sepse paradite ende pritet të jetë ngrohtë. Pasditen e së mërkurën në Kosovë do të ketë shtim të vranësirave fillimisht me mundësi për rrebeshe lokale shiu, pastaj ulje e ndjeshme e temperaturave që do të jetë hyrje në depërtimin e masave mjaft të ftohta ajrore nga Evropa verilindore. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore dita e mërkurë do të jetë ende e ngrohtë, madje në Shqipëri mjaft e ngrohtë. Në veri të Malit të Zi, Kosovë, Luginë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut do të ketë destabilizim të atmosferës me rrebeshe lokale, pastaj në mbrëmje me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Depërtimi i ajrit të ftohtë polar, e enjte

Dita e Enjte në Kosovë pritet të kushtëzojë vranësira të dendura dhe reshje shiu e reshje bore në viset kodrinore-malore. Tanimë çdo gjë është pothuajse e qartë në parashikim. Një masë mjaft e fuqishme e ftohtë ajrore do të kushtëzojë ulje të fuqishme të temperaturave dhe reshje shiu e bore në viset kodrinore-malore edhe pse jemi në fillim të muajit të pestë të vitit. Në Kosovë do të jetë më së ftohti. Ftohtë do të jetë edhe në lindje të Shqipërisë dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut. Nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të paraqiten edhe në disa vise më të ulëta në Rrafshin e Kosovës.

Në jug të Malit të Zi dhe pjesën më të madhe të perëndimit të Shqipërisë do të jetë ndjeshëm më ngrohtë.

Dita e 1 Majit.

Dita e parë e Majit sipas parashikimeve aktuale do të jetë paksa e ftohtë në Kosovë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe mundësi për reshje lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë me gjasa që temperatura të ulet deri në 0 gradë Celsius. Ftohtë pritet të jetë edhe në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut me mundësi për reshje të herëpashershme shiu e në male borë. Në perëndim të Shqipërisë apo zonat bregdetare pritet të jetë ndjeshëm më ngrohtë. Edhe dita e shtunë pritet të jetë e paqëndrueshme, me vranësira e mundësi për reshje lokale. Të dielën stabilizim i motit dhe temperaturat do të fillojnë të rikuperohen.

Pra, edhe një herë: deri të mërkurën ngrohtë me rrebeshe të izoluara. Të mërkurën pasdite dhe mbrëma fillon ndryshimi drastik i motit. Të enjten shi dhe borë sidomos në Kosovë e shumë vise kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pak më ngrohtë në perëndim të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi.

Të Premten dhe të Shtunën diell dhe vranësira e reshje lokale. Ftohtë. Të dielën përmirësim. Fatkeqësisht mund të ketë ende gjasa për ngrica sipërfaqësore të Premten në mëngjes dhe eventualisht edhe gjatë fundjavës.

Parashikimi i motit gjatë kësaj jave mund të ndryshojë pak a shumë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme në mbrëmje vonë dhe në mëngjes./MeteoBallkan

Related Posts

Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen
Botë

Bllok i madh akulli rrezikon alpinistët në Everest, ngjitjet pezullohen

27/04/2026 | 08:49
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

27/04/2026 | 08:24
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 27 Prill!

27/04/2026 | 00:57
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲