Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Reshjet do të jenë më të theksuara orëve të mëngjesit dhe paradites, lokalisht edhe gjatë ditës, ndërsa pasdite parashihen kthjellime lokale.
Temperaturat pritet të luhaten nga 9 minimalja deri në 19 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna pritet të kushtëzojë mot me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu. Vende-vende parashihen rrebeshe më intensive sidomos në disa zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Mot ndjeshëm më të ngrohtë pritet të kemi të dielën, megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat e herëpashershme dhe gjasat për ndonjë reshje të dobët të izoluar. Në përgjithësi do të mbajë mot stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.
Edhe dita e hënë parashihet të jetë e ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale si dhe me fuqizim të erërave jugperëndimore.
Të martën pasdite destabilizim i fuqishëm i atmosferës sidomos në Kosovë me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Disa nga këto rrebeshe parashihet të jenë intensive./MeteoBallkan













