• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti gjatë kësaj jave, mot tipik i ndryshueshëm pranveror!

Moti gjatë kësaj jave, mot tipik i ndryshueshëm pranveror!

11/05/2026 | 12:18

KEDS njofton për punime në rrjet të martën me 28 Korrik!

27/07/2026 | 23:09
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.07.2026.) e martë

27/07/2026 | 22:57
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Moti javor: fuqizohen masat ajrore anticiklonike!

27/07/2026 | 16:57
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot

27/07/2026 | 06:57
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

27/07/2026 | 06:54
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të hënën, 27 Korrik!

26/07/2026 | 23:44

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.07.2026.) e hënë!

26/07/2026 | 23:24
Çmimet e derivateve për sot

Çmimi i naftës për sot dhe nesër

26/07/2026 | 09:33
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

26/07/2026 | 08:55

KEDS njofton për punimet në rrjet nesër dhe pasnesër!

25/07/2026 | 23:17
26-vjeçari që vdiq nga rrufeja në Suharekë, u bart në krahë nga babai e vëllai për rreth 1 km

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!( 26.07.2026.) e diele

25/07/2026 | 23:09

Ngritet edhe për disa centë çmimi i naftës në Kosovë

25/07/2026 | 08:58
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti gjatë kësaj jave, mot tipik i ndryshueshëm pranveror!

Moti gjatë kësaj jave, mot tipik i ndryshueshëm pranveror!

11/05/2026 | 12:18
2.2k
Shpërndarje
6.4k
Shikime
Shpërndaje

Një javë me mot mjaft të ndryshueshëm, jo shumë reshje atmosferike dhe me periudha të shpeshta me vranësira, por edhe me periudha të shpeshta me diell, pra një javë tipike pranverore me ndryshime të shpeshta në atmosferë.

Nuk do të mungojnë reshjet atmosferike sidomos në fundjavë kur priten më shumë dhe më intensive.

Stuhi të fuqishme do të përfshijnë pjesë të Ballkanit nga një front i fuqishëm i ftohtë ajror. Ndikimi i frontit të ftohtë do të ndjehet edhe te ne por reshjet do të jenë më të pakta.

E Hëna po karakterizohet me mot me diell, vranësira dhe fuqizim të erërave jugperëndimore. Rrymimet ajrore janë të ngrohta, prandaj temperaturat janë të larta.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, por me mundësi që atmosfera të jetë më aktive me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Një front i ftohtë ajror do të shkaktojë stuhi të fuqishme shiu në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky front do të ndikojë edhe te ne po reshjet do të jenë më të pakta, megjithatë vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Natën mes së martës dhe së mërkurës depërtim i frontit të ftohtë dhe fuqizim i erërave veriore, prandaj e mërkura do të jetë paksa më e freskët dhe me erëra nga veriu e verilindja. Në Shqipëri nga perëndimi e veriperëndimi. Reshjet të mërkurën do të jenë të pakta dhe të izoluara.

Të enjten menjëherë rritje e temperaturave me ndonjë reshje të paktë të izoluar.

Nga e premtja deri të dielën ndryshim i motit. Fusha të fuqishme ajrore me presion të ulët atmosferik do të pushtojnë evropën dhe Ballkanin. Fillimisht në viset tona priten intervale me diell, vranësira e rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë, pa ndonjë rënie të temperaturave.

Por me afrimin e sistemeve të fuqishme ciklonike sidomos të shtunën vonë dhe të dielën vranësira më të dendura përfshijnë rajonin dhe mundësi edhe reshje më të dendura atmosferike. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Pra, një javë me mot të ndryshueshëm dhe me të gjitha ngapak: që nga rrezet e diellt, vranësirat, erërat dhe reshjet lokale. Në fundjavë pak më ftohtë dhe mundësi për reshje më të dendura atmosferike.

Pasi që atmosfera do të jetë më dinamike ndryshime në parashikim pritet të ketë dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme në MeteoBallkan./MeteoBallkan

Rekomandime

Kosovë

KEDS njofton për punime në rrjet të martën me 28 Korrik!

27/07/2026 | 23:09
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.07.2026.) e martë

27/07/2026 | 22:57
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë
Kosovë

Moti javor: fuqizohen masat ajrore anticiklonike!

27/07/2026 | 16:57
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲