Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell. Vranësirat do të marrin karakter zhvillimi më intensiv duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk pritet të zgjasin shumë. Ndonjë rajon mund të ketë rrebesh të fuqishëm me breshër.
Temperaturat pritet të luhaten nga 12 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër në disa zona të izoluara.
Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale.
Mot më i ngrohtë pritet në fillim të javës së re, megjithatë atmosfera nuk pritet të jetë tërësisht stabile. Parashihen ngritje të temperaturave, periudha më të gjata me diell dhe mundësi për zhvillimi të ndonjë rige ose rrebeshi të izoluar shiu me bubullimë. Në mesjavë rrebeshe paksa më të përhapura./MeteoBallkan














