Në Venezuelë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme tronditën kryeqytetin Karakas brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti, edhe më shkatërrues, ishte me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter.
Gazeta spanjolle El Pais raporton se të paktën 32 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit. Dyshohet se të dy shifrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e informacioneve të reja.
Tërmetet kanë shembur një numër të madh ndërtesash në kryeqytet, Karakas.
Përgjatë bregdetit në Catia La Mar, asnjë ndërtesë nuk mbeti e paprekur. Hoteli i famshëm Eduard u shemb plotësisht.
Venezuela de luto.-
Lamentablemente, así quedó el sitio donde se erigía el Hotel Eduard's. Allí hubo varios muertos, familiares de beisbolistas, entre otros. pic.twitter.com/tWVVEkADS6— ElObservadorBinario (@ObservadBinario) June 25, 2026
Situata u përkeqësua më tej nga fakti se Venezuela po festonte një festë kombëtare. Tërmetet goditën vendin në orën 6:04 të pasdites sipas kohës lokale, që do të thotë se shumica dërrmuese e qytetarëve ishin në shtëpitë e tyre me familjet e tyre në kohën e tërmtetit.
BREAKING: Multiple structures have reportedly collapsed in Caracas, Venezuela, following a powerful earthquake that struck the region. pic.twitter.com/9KSN4srhwB
— Breaking911 (@Breaking911) June 24, 2026















