Sot në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë, me zagushi dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimalja parashihet të arrijë deri në 36 gradë Celsius.
Minimalja pritet të zbres vetëm deri në 17 gradë Celsius. Në viset më të larta malore nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror, me temperatura që do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit. Madje mund të ndodhe edhe 40 gradë Celsius. Në disa vise malore mund të ketë zhvillime afatshkurtra konvektive me ndonjë rrebesh afatshkurtër, kalimtar shiu me vetëtima e bubullimë.
Të Hënën do të vazhdojë vapa e fortë verore dhe pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mund të fillojë të ketë zhvillime lokale konvektive me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të martën shumë nxehtë, por njëkohësisht do të kemi destabilizim të fuqishëm të atmosferës me mundësi për krijimin e stuhive verore me bubullima./MeteoBallkan














