Sot në Kosovë fillon ndryshimi i motit, por jo në përmasa shumë të mëdha.
Paradite pritet të ketë më shumë diell, kurse orëve të pasdites parashihen më shumë vranësira dhe zhvillime konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal. Përderisa në disa lokacione ndodhë rrebeshi intensive në zona tjera shumë ose hiç fare.
Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 28 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe në disa zona pritet të ketë shtim të vranësirave dhe zhvillime konvektive me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Zhvillime më intensive priten në Mal të Zi, disa zona në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe perëndim, veriperëndim e jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Në zonat tjera më pak zhvillime.
Temperaturat do të shënojnë ulje vetëm në zonat e zhvillimeve të reshjeve dhe vranësirave.
Ditëve të ardhshme na pret mot paksa i ndryshueshëm, me diell, por edhe me vranësira të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Nuk priten reshje gjithëprëfshirëse./MeteoBallkan














