Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.76 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.50 euro për litër.
MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.60 euro për litër
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë edhe për nesër.
Krahasuar me një ditë më parë, nafta është shtrenjtuar për një cent për litër, benzina ka mbetur njëjtë dhe po ashu gazi ka mbetur me çmimin e njëjtë.
MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.














