Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave. Vranësirat ditore pritet të jenë të pakta dhe pa ndonjë ndikim në stabilitetin e atmosferës.
Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 33 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Peshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e në disa rajone priten vranësira ditore, madje edhe zhvillime konvektive. Zhvillime konvektive priten në pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por zhvillimet do të jenë në zona të izoluara.
Të Hënën na pret mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat në Kosovë deri në 34 madje mund të ndodhë edhe deri në 35 gradë Celsius. Pasdite në veriperëndim të Kosovës mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Rrebeshe të izoluara priten edhe në disa rajone të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Të martën më në fund destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në tërë rajonin si dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave./MeteoBallkan













