• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Moti javor, fuqizohet vapa, stuhi të izoluara!

18/08/2026 | 17:44
Çmimet e derivateve për sot

Këto janë çmimet e derivateve për sot

18/08/2026 | 08:39
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

18/08/2026 | 08:27

Punime të planifikuara nesër me 18 Gusht, e martë!

17/08/2026 | 23:09
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.08.2026.) e martë

17/08/2026 | 22:58
Lufta Izrael-Iran: A do të rritet deri në 10 euro litra e naftës, flasin naftëtarët!

Caktohet çmimi i derivateve për sot

17/08/2026 | 08:33
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Parashikimii motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

17/08/2026 | 07:57

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 17 Gusht!

16/08/2026 | 22:53
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.08.2026.) e hënë

16/08/2026 | 22:49

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

16/08/2026 | 09:48
Çmimet e derivateve për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

16/08/2026 | 09:07

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën, 16 Gusht!

16/08/2026 | 00:08

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.08.2026.) e diel

16/08/2026 | 00:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Moti javor, fuqizohet vapa, stuhi të izoluara!

18/08/2026 | 17:44
695
Shpërndarje
2k
Shikime
Shpërndaje

Fronti i ftohtë e ditës së sotme solli rrebeshe lokale shiu në pjesë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe ulje të temperaturave në disa rajone, megjithatë fronti ishte tepër i dobësuar për të kushtëzuar reshje aq shumë të nevojshme në shumë rajone. Madje edhe ato reshje që u parashikuan ishin të dobëta dhe më të izoluara se në parashikime.

Sidoqoftë, sonte apo orëve të ardhshme ende në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu, por në përgjithësi asgjë domethënëse me disa përjashtime.

Pas frontit të ftohtë ka pasuar ulja e temperaturave dhe nata e sontme dhe mëngjesi i nesërm do të jetë ndjeshëm më e freskët.

Nga nesër, e mërkurë do të ketë stabilizim të menjëhershëm dhe të plotë të atmosferës dhe po ashtu do të kemi edhe rritje të temperaturave dhe rikthim të valës së fuqishme të nxehtësisë afrikane, madje edhe intensifikim të saj.

Rryma ajrore direkt nga Afrika veriore do të fillojnë të fuqizohen së bashku me erërat e nxehta nga jugu dhe juglindja në të gjitha viset tona temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos të enjten e gjatë fundjavës.

Në Kosovë temperaturat maksimale parashihet të luhaten nga 30  deri në 37 gradë Celsius, kurse në Shqipëri e Maqedoninë Veriore do të kemi shifrat 40 gradë Celsius. Gjithashtu do të kemi rritje të temperaturave minimale dhe mund të ndodhë që të kemi ndonjë natë tropikale ku temperatura minimale nuk do të zbres nën 20 gradë Celsius.

Me rritjen e temperaturave në viset tona, në Evropë do të shpeshtohen stuhitë verore sidomos në rajonet ku temperaturat afrikane ndeshen me temperaturat e freskëta nga Atlantiku. Kufiri dhe zonat ku këto temperatura ndeshen do të ketë zhvillime intensive konvektive dhe stuhi të fuqishme shiu e breshëri, ndërkohë që brenda territoreve të Evropes perëndimore do të depërtojnë masa ajrore mjaft të freskëta me origjinë nga Atlantiku.

Si pasojë e afrimit të këtyre masave jo-stabile stuhi intensive priten edhe disa rajone në Ballkanin verior e veriperëndimor dhe në fundjavë disa nga këto stuhi mund të zhvillohen edhe në pjesë të Kosovës sidomos në viset kodrinore-malore, por ne do të jemi larg zhvillimeve shumë intensive për shkak të anticiklonit afrikan.

Pra, nga e enjta vazhdon vapa mjaft e fuqishme afrikane, ndërsa mund të ketë rrebeshe të izoluara në disa rajone malore. Në fundjavë shumë nxehtë, por njëkohësisht në Kosovë mund të kemi stuhi të izoluara me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Sipas ecurive aktuale sinoptike këto stuhi do të jenë të përqëndruara kryesisht rreth zonave kodrinore-malore, por kjo mund të ndryshojë.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë e cila pritet të jetë shumë e nxehtë dhe ndoshta më e nxehta deri tani gjatë kësaj jave për Kosovën. Ndryshime parashihen në parashikim kur kemi të bëjmë për fundjavën dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

Rekomandime

Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Këto janë çmimet e derivateve për sot

18/08/2026 | 08:39
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

18/08/2026 | 08:27
Kosovë

Punime të planifikuara nesër me 18 Gusht, e martë!

17/08/2026 | 23:09
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲