Nesër në Kosovë pritet të kemi mot shumë të nxehtë veror, por me tendencë graduale destabilizimi.
Pritet mot me diell, por me shtim lokal e gradual të vranësirave. Pasdite ose në mbrëmje vonë në disa zona priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të jenë shumë të larta dhe minimalja pritet të zbres deri në 16 gradë Celsius. Maksimalja parashihet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave. Do të jetë shumë nxehtë, por pasdite me tendencë të zhvillimet të disa stuhive të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë.
Të shtunën na pret ulja e shumëpritur e temperaturave. Këto ndryshime termike do të na kujtojnë se vjeshta është shumë afër. Parashihen edhe reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Shumë pak shi në pjesën lindore të Kosovës duke llogaritur edhe kryeqytetin e më shumë shi në Dukagjin.
Rrebeshe më intensive të shtunën priten në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ku vende-vende priten shtrëngata apo stuhi me breshër. Gjithashtu edhe në Mal të Zi priten stuhi shiu, ndërsa në Luginë të Preshevës ulja e temperaturave do të shoqërohen me masa të thata ajrore, pra pa ndonjë reshje signifikante ashtu sikurse në veri e lindje të Republikës së Kosovës.
Nga e diela na pret mot më i freskët me vranësira e intervale të gjata kohore me diell, ndërsa temperaturat në rritje graudale./MeteoBallkan















