Meka është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bubullima.
Reshjet kanë rënë edhe në zonën e Xhamisë së Madhe, ku besimtarët janë përballur me motin e paqëndrueshëm gjatë lutjeve.
Në disa pjesë të qytetit është raportuar edhe breshër, ndërsa pamjet nga Meka tregojnë sasi të mëdha uji në rrugë dhe oborret përreth Xhamisë së Madhe.
Stuhia ka sjellë një ndryshim të dukshëm të kushteve atmosferike në një rajon të njohur për temperaturat e larta dhe klimën e thatë.
Ngjarja është regjistruar më 13 shtator, ndërsa pamjet e reshjeve të fuqishme janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
















