Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta lokale ditore, por pa reshje atmosferike.
Temperaturat do të rriten sidomon në vlerat maksimale parashihet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius, pra kemi të bëjmë me një ditë tipike verore, edhe pse mëngjesi do të jetë mjaft i freskët.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta lokale ku rrallë në ndonjë zonë malore mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.
Temperaturat do të jenë tipike verore.
Shumë e nxehtë do të jetë edhe dita e Premte me mundësi për jo-stabilitete të izoluara atmosferike orëve të pasdites.
Sipas parashikimeve më të reja dhe të fundit fundjava do të jetë e nxehtë, por me një atmosferë gjithnjë e më jo-stabile. Të shtunën parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë orëve të pasdite, kurse të dielën priten rrebeshe më të përhapura shiu me vetëtima dhe bubullimë po ashtu orëve të pasdites e mbrëmjes.
Edhe pse atmosfera do të jetë jo-stabile, prapë se prapë priten periudha të gjata dhe orë të tëra me diell dhe të nxehta sidomos orëve të paradites e në shumë rajone edhe pasdite, ngase zhvillimet do të jenë të karakterit lokal.
Të hënën destabilizim edhe më i fuqishëm i motit me mundësi për ardhjen e një sistemi të fuqishëm frontal me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje të ndjeshme të temperaturave./MeteoBallkan
















