Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore, me diell e vranësira lokale të cilat do të shtohen orëve të pasdites, madje ka gjasa që të ketë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Atmosfera gradualisht do të ketë tendencë destabilizimi në të gjitha viset tona, por reshje fillimisht do të jenë të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat në Kosovë nesër pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në shumë vende do të ketë shtim të vranësirave e në disa vende do të zhvillohen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në përgjithësi pritet një ditë mjaft e nxehtë verore me rrebeshe verore orëve të pasdites në disa zona të rajonit.
Fundjava po ashtu do të jetë mjaft e nxehtë, por atmosfera do të jetë gjithnjë e më jo-stabile.
Të shtunën pritet të kemi mot me diell e vranësira. Pasdite priten stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën ende nxehtë, por me zhvillime më të fuqishme të vranësirave e stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke mos përjashtuar edhe shumë pjesë të Republikës së Kosovës. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje progresive.
E hëna vjen me diell e vranësira si dhe depërtim të një fronti të ftohtë ajror i cili do të sjellë ulje të temperaturave dhe reshje e rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan















