Shtatori 2026 po shkon dhe po vjen muaji tetor që na dërgon thellë në stinën e ndërrimit të ngjyrave dhe rënies së temperaturave.
Shtatori ishte mjaft i thatë në të gjitha viset tona dhe reshje atmosferike ishin të rralla dhe të pakta. Pak më shumë reshje ka pasur në pjesë të Malit të Zi dhe disa vise në veri të Shqipërisë.
Ditët e fundit të shtatorit po karakterizohen me qetësi absolute atmosferike për shkak të ndikimit të fuqishme të masave ajrore të thata dhe të qeta anticiklonike. Përpos periudhave të gjata me diell nuk do të mungojnë vranësira ditore të cilat në disa rajone do të jenë më të shumta e më të shpeshta sidomos në lindje të rajonit. Më shumë kthjellime në perëndim.
Në aspektin termik gjatë tërë javës nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh të temperaturave.
E marta fillon me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave sidomos në Maqedoninë e Veriore, Luginë të Preshevës dhe pjesë të Kosovës ku mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët shiu, por asgjë domethënëse.
Të mërkurën na pret mot me diell e vranësira lokale ditore. Nuk priten reshje atmosferike dhe nuk priten ndryshime termike.
Si po fillon Tetori 2026?
Ashtu siç po përfundon Shtatori, po fillon edhe Tetori, me kthjellime e vranësira të pakta lokale dhe me ndikim të plotë anticiklonike.
Temperaturat ditore janë të larta për këtë periudhë kohore. Në Kosovë do të arrijnë deri në 23 apo 24 gradë Celsius, kurse në Shqipëri deri në 28 gradë Celsius. Do të kemi disa ditë të qeta atniciklonike, por rrymimet ajrore nga verilindja do të jenë të forta.
Sipas ecurive aktuale sinoptike fundjava do të vjen me mot të ngjashëm dhe pa ndonjë ndryshim. Në të gjitha viset do të vazhdojë moti i qetë dhe pa reshje atmosferike e temperaturat do të vazhdojnë të manifestohen pa ndonjë ndryshim. Rrallë në disa rajone në jug të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë.
Pra, edhe një javë stabile dhe pa reshje atmosferike. Reshjet do të jenë të pakta dhe të rralla dhe në disa zona të izoluara. Ndryshime në parashikim mund të ketë afër fundjavës dhe po jo ndonjë ndryshim të madh.
Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme. Për reshje atmosferike duhet pritur javëve tjera./MeteoBallkan















