• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Shirat e fuqishëm përfshijnë Turqinë

Shirat e fuqishëm përfshijnë Turqinë

01/10/2026 | 09:32
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

01/10/2026 | 08:29
Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin

Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin

01/10/2026 | 08:08

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 1 Tetor!

30/09/2026 | 23:32
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.10.2026.) e enjte

30/09/2026 | 23:27
Evropa në kontrast: Nxehtësi e pazakontë në një pjesë, reshje të fuqishme në tjetrën

Evropa në kontrast: Nxehtësi e pazakontë në një pjesë, reshje të fuqishme në tjetrën

30/09/2026 | 11:40
Parashikimi i motit për sot, e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

30/09/2026 | 07:55
Stuhitë po bëhen më të fuqishme, publikohen vendet më të rrezikuara – mes tyre dy në Evropë

Stuhitë po bëhen më të fuqishme, publikohen vendet më të rrezikuara – mes tyre dy në Evropë

30/09/2026 | 07:46

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 30 Shtator!

29/09/2026 | 23:27
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.09.2026.) e mërkurë

29/09/2026 | 23:24
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

29/09/2026 | 07:20
Çmimet e derivateve për sot

Dizeli në qendër të alarmit: një vendim i SHBA-së mund të ndikojë edhe Evropën

28/09/2026 | 23:58

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 29 shtator!

28/09/2026 | 23:31
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Shirat e fuqishëm përfshijnë Turqinë

Shirat e fuqishëm përfshijnë Turqinë

01/10/2026 | 09:32
503
Shpërndarje
1.4k
Shikime
Shpërndaje

Reshje jashtëzakonisht të dendura kanë përfshirë pjesë të Turqisë gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje, dalje të përrenjve nga shtrati, rrëshqitje dheu dhe probleme të mëdha në qarkullim.

Një nga zonat më të prekura është provinca e Sakaryas, në rajonin Marmara, ku reshjet kanë qenë veçanërisht intensive. Në disa zona, sasia e ujit të grumbulluar brenda vetëm 24 orëve ka arritur në nivele rekord.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet lokale dhe Agjencia Anadolu, nga mëngjesi i 28 shtatorit deri në mëngjesin e 29 shtatorit, në Ferizli janë regjistruar rreth 150 kilogramë shi për metër katror, ndërsa në Karapürçek kanë rënë 144 kilogramë, në Adapazarı 133.6, në Akyazı 129 dhe në Hendek 126 kilogramë për metër katror.

Në Adapazarı, sasia e regjistruar brenda një dite ka kaluar rekordin e mëparshëm të reshjeve ditore, të vendosur në vitin 1999. Një ekspert i meteorologjisë nga Universiteti Teknik i Stambollit e përshkroi episodin si një ngjarje jashtëzakonisht të pazakontë.

Përmasat e reshjeve bëhen edhe më të qarta kur krahasohen me normalen klimatologjike. Në Sakarya, mesatarja e reshjeve për të gjithë muajin shtator është rreth 51.5 kilogramë për metër katror, ndërsa në disa zona të provincës vetëm brenda një dite kanë rënë rreth dy deri në tre herë më shumë shi se sasia mesatare e gjithë muajit.

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar daljen e disa përrenjve nga shtrati. Në Geyve dhe Karapürçek, uji ka dëmtuar pjesë të rrugëve, ndërsa në Karasu janë përmbytur disa shtëpi, biznese, toka bujqësore dhe rrugë.

Në disa zona, automjetet kanë mbetur të bllokuara nga uji, ndërsa rrëshqitjet e dheut kanë krijuar probleme të tjera në rrugë. Një pjesë e rrugës Adapazarı–Karapürçek është dëmtuar nga uji, ndërsa disa ura dhe segmente rrugore janë mbyllur përkohësisht për shkak të rrezikut.

Autoritetet kanë mobilizuar qindra punonjës dhe automjete për përballimin e situatës. Sipas autoriteteve të Sakaryas, rreth 560 punonjës dhe 225 automjete janë angazhuar në zonat e prekura nga reshjet dhe përmbytjet.

Situata e rënduar nga reshjet nuk është kufizuar vetëm në Sakarya. Edhe Stambolli është përfshirë nga reshje të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar grumbullime uji në rrugë, përmbytje të disa nënkalimeve, banesave dhe bizneseve, si dhe rrëshqitje dheu në disa zona.

Në Stamboll, reshjet kanë shkaktuar edhe probleme të mëdha në trafik. Më 28 shtator, bllokimi i trafikut në qytet arriti në 74 për qind, ndërsa në pjesën aziatike të qytetit u regjistrua deri në 89 për qind.

Shërbimi Meteorologjik i Turqisë kishte paralajmëruar për reshje të fuqishme në pjesën lindore të Marmarasë, duke përfshirë Stambollin, Bursën, Kocaelin, Yalovën dhe Sakaryan. Paralajmërimet përfshinin rrezikun nga përmbytjet, rrufetë, rrëshqitjet e dheut dhe ndërprerjet në transport.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes, veçanërisht në zonat pranë shtretërve të lumenjve dhe përrenjve, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën në terren.

Reshjet pritet të vazhdojnë të ndikojnë në disa pjesë të rajonit, ndaj autoritetet mbeten në gatishmëri për përmbytje të tjera dhe probleme të mundshme në transport.

Rekomandime

Parashikimi i motit për sot – e premte
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

01/10/2026 | 08:29
Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin
Botë

Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin

01/10/2026 | 08:08
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 1 Tetor!

30/09/2026 | 23:32
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲