Nesër në Kosovë na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira e periudha me diell dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, por temperaturat mbesin ende relativisht të larta.
Më shumë reshje priten në rajonin e Dukagjinit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e në disa rajone me intervale kohore me diell. Stuhi shiu priten në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në disa zona priten rrebeshe shumë intensive dhe shtrëngata të forta me bubullimë. Më pak reshje priten në lindje të Maqedonisë së Veriut dhe lindje të Kosovës si dhe në Kosovën lindore po Luginën e Preshevës.
Edhe fundjava do të jetë mjaft jo-stabile për shkak të ndikimit të fuqishëm ciklonik. Priten reshje shiu, rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë dhe periudha me diell. Pra, pritet mot mjaft i ndryshueshëm me të gjitha ngapak, por në disa vende mund të ketë reshje mjaft intensive shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan















