Nesër në Kosovë na pret ndryshim gradual i motit, por mbetet ende ngrohtë. Paradite kryesisht me diell e vranësira të pakta lokale, kurse gjatë ditës ose pasdite do të ketë shtim të vranësirave e më vonë edhe rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për vetëtima e bubullimë. Gjatë natës intensifikim i reshjeve në zona të caktuara.
Temperaturat pritet të luhaten nga 7 minimalja deri në 22 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri nesër pritet ndryshim i motit. Në viset bregdetare në veriperëndim e qendër stuhi lokale me bubullima mund të ketë që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës destabilizim i atmosferës në nivel vendi me vranësira të dendura e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende më intensive.
Rrebeshe intensive nesër parashihen në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore e Luginë e Preshevës do të ketë më shumë e diell e shumë më pak zhvillime dhe reshje.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta në të gjitha viset për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu, normalisht në kohën e reshjeve ato pësojnë ulje.
Të eentjen na pret mot i ndryshueshëm me intervale me diell, vranësira, reshje lokale e erëra jugperëndimore. Gjatë depërtimi frontit të ftohtë ajror dhe fuqizim i reshjeve.
E Premtja vjen me stabilizim gradual të motit./MeteoBallkan













