Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira të cilat gjatë ditës herë pas here do të kushtëzojnë riga lokale shiu sidomos orëve të pasdites, kurse në viset malore në Rugovë dhe në malet e Sharrit do të ketë reshje bore.
Temperaturat pritet të luhaten nga 2 minimalja deri në 11 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i thatë, me vranësira e lokalisht me intervale kohore me diell. Në Shqipëri shumë më shumë rreze diellore, kurse në Maqedoninë Veriore herë diell e herë vranësira. Më së shumti vranësira priten në Kosovë por reshjet atmosferike do të lënë shumë për të dëshiruar, pra reshjet do të jenë të pakta.
Vranësira të shumta në Kosovë do të ketë edhe të mërkurën e po ashtu edhe ditëve të ardhshme, por reshje do të ketë shumë pak ose hiç fare. Në Shqipëri më shumë diell.
Do të vazhdojë të mbajë mot tipik vjeshtor, me temperatura rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore ose pak nën vlera mesatare. Reshjet kryesisht të dobëta mund të paraqiten prapë afër fundjavës./MeteoBallkan















