Anija kozmike InSight, e agjencisë hapsinore NASA, ka regjistruar një dridhje të butë të tokës në Mars.
Shkencëtarët njoftuan se dridhja në Mars është regjistruar më 6 prill dhe se ky është rasti i parë i filmuar në tokën e planetit të kuq.
Studiuesi francez Philippe Lognonne tha se është emocionuar për faktin se Marsi është ende aktiv seizmologjikisht.
“Me muaj kemi pritur sinjale të tilla, dhe i përjetuam”, ka thënë Lognonne.
Po ashtu edhe muajin e kaluar InSinght dërgoi tre sinjele dukshëm më të lehta të ndryshimeve seizmologjike, kurse shkencëtarët aktualisht janë duke i analizuar këto të dhëna.