• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Kush i mallkoi ‘Bjeshkët e Nemuna’ – çka thotë legjenda?

03/05/2019 | 09:50
Parashikimi i motit për sot – e martë

Çfarë moti na pret nga sot – e martë

03/02/2026 | 08:08
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 3 shkurt!

02/02/2026 | 23:39
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.04.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.02.2026.) e martë

02/02/2026 | 23:13
Moti gjatë kësaj jave, gjendja sinoptike, atmosferë mjaft dinamike!

Moti gjatë kësaj jave, gjendja sinoptike, atmosferë mjaft dinamike!

02/02/2026 | 20:47
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

ZRRE mban mbledhje, thuhet se s’ka rritje të tarifave

02/02/2026 | 10:28
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

02/02/2026 | 10:11
Stuhia dimërore, anulohen mijëra fluturime në SHBA

Stuhi tjetër bore në SHBA

02/02/2026 | 10:09
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

02/02/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të hënën!

02/02/2026 | 00:16
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.02.2026.) e hënë

02/02/2026 | 00:10
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

01/02/2026 | 09:14
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.02.2026) e diele

31/01/2026 | 22:51
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Kush i mallkoi ‘Bjeshkët e Nemuna’ – çka thotë legjenda?

03/05/2019 | 09:50
563
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Bjeshkët e Nemuna, apo Alpet Shqiptare janë bukuria natyrore më e dëshiruar nga turistët, jo vetëm për shqiptarë por edhe nga të huajt. Por, jashtë madhështisë së tyre, ekziston një legjendë e trishtitë e një nëne me dy fëmijët e saj.

Bjeshkët e Nemuna sjellin histori të papërfunduar nga askush, e kësaj nëne me fëmijët, të cilës turqit ia vranë burrin.

Legjenda thotë se një nënë me dy fëmijë, mori rrugën drejt Bjeshkëve sipër Rrafshit të Dukagjinit. Me fëmijët për dore, ajo nuk u kujtua për sende të tjera, pasi koha nuk priste, sepse ushtarët e armikut mund t’i kapnin, raporton Syri.net Kosova

E frikësuar nga ndjekësit dhe e pikëlluar për vrasjen e burrit, gruaja me dy fëmijët tashmë jetim, kthente vështrimin nga fshati, ku dukej shtëpia e saj, e cila po digjej nga flakët.

E pikëlluar, asaj iu nxinë sytë nga mungesa e ujit. Sa më shumë që ecte, aq më shumë bjeshkët lartësoheshin, sa më shumë përpiqej i shmangej diellit, masa e zjarrtë bëhej më e pamëshirshme, skuqte e digjte si saç, por ata ecnin e ecnin, sa më larg ushtarëve turq.

Dielli i korrikut vazhdonte t’i përvëlonte, etja i kishte molisur si nënën ashtu edhe fëmijët. Vijat e ujit në këtë kohë, në të dy krahët sipër burimit të Drinit shterojnë dhe bora që dikur rrinte deri në fund të gushtit, për dreq, atë ditë korriku kur u duhej fëmijëve të nënës së ve, kishte shkrirë në luginat më të fshehura nga dielli përvëlues.

“Nanë, du ujë”, kërkonte më ngulm djali i vogël, sepse urinë e harruan nga vapa e madhe e lodhja akoma më e madhe.

Po ujë s’kishte askund. “Nanë, t’lutëm ni pikë ujë”, e përgjëronte vogëlushi, pa e kuptuar se kjo gjë nuk ishte në vullnetin e nënës së gjorë. S’gjendej askund një pikë uji sa t’ua njomte buzët e përthara. Nëna e hutuar përpiqej ta ngushëllonte të voglin më fjalë kurse i madhi nuk nxirrte zë, megjithëse shkrumbi i buzëve iu bë një pëllëmbë mbi buzë, thotë legjenda.

“Tash e gjajmë ujin, drita e syve të mi, edhe pak. Gurrat e Bardha nuk janë larg”, përpiqej t’i jepte zemër nëna e shkrumbuar nga vapa e pikëllimi. Kaluan Gurrat e Bardha, por uji nuk rridhte askund dhe u ngjitën në Malin e Thatë.

Kopetë e deleve dhe barinjtë, ishin zhdukur si t’i kishte përpirë toka a ngrënë ujku dhe asnjë këmbanë nuk jehonte në tërë Bjeshkët e Nalta, siç quheshin dikur. S’kishte asnjë njeri të gjallë mbi faqen e dheut.
Fëmijët u lodhën, buzët iu bënë shkrumb, forcat iu shteruan e nuk mund të flisnin nga etja e nga lodhja, prandaj nisën të përpëliten dhe flisnin përçart. Nënën e mbërtheu kulmi i dëshpërimit.

Lotët nuk i rridhnin që t’ua njomte buzët, shihte e dëshpëruar se si fëmijët po i shuheshin para syve.
Por, para se fëmijët t’i kapte agonia, para se të ndodhte gjëma, ajo mallkoi në kulm të zemërimit:

“Hej, moj bjeshkë, kurrë mos paçi ujë! Flaka u daltë! U shitoftë reja!”.

Dhe ra shakull në tokë mbi kalamajtë që po kalonin çastet e fundit të agonisë.

Legjenda nuk e thotë ç’u bë më nënën e dy fëmijët. Nuk e thotë as a vdiqën apo i shpëtoi mrekullia, por legjenda vazhdon sikur qielli u mëshirua me fatkeqët që përpëliteshin në agoni.

Dielli u fsheh prapa reve që nisën të qanin më ngashërim, duke lëshuar një shi të rrëmbyeshëm që vërshoi bjeshkëve.

Të tjerët prapë duke iu referuar legjendës thonë se mallkimi i nënës i zuri të gjitha bjeshkët sipër Dukagjinit, në të dy anët e Drinit të Bardhë. Bjeshkët e Nemuna u dogjën nga zjarri i mallkimit, reja shkreptin ndonjëherë në qiell të kthjellët duke djegur pyje të tëra.

Gur mbi gur nuk mbetën, thotë legjenda. Të mbërthen angështia, kur i shikon mijëra hektarë të djegur, brinjë të bjeshkës që dalin në sipërfaqe, gërxha që shkëlqejnë në diell.

Mallkimi i ndjek këto bjeshkë edhe sot, zjarret përsëriten çdo vjet, në të njëjtën kohë, në të njëjtin rrugëtim të nënës: sa herë nisin të këndellen bimësia e filizat e hollë, bie një rrufe dhe i djegë filizat e bredhave e të çetinave.

Sipas kësaj legjende, kur ushtria serbe, pasi pësoi disfatë nga malësorët e Rugovës e burrave të Dukagjinit, duke ngjitur Bjeshkët,dielli i pamëshirshëm i dërmoi përfundimisht.

Ushtria e shkalafitur serbe, që i kishte zënë gjaku i të pafajshmeve, ranë shakull në gërxhe.
Legjenda e tyre, e sajuar nga kronistët ushtarakë, thotë se gjenerali i tyre tha: “Qofsh e mallkuar!” (prokleta da si). Në gjuhën e tyre “Prokletije”, do me thënë “të mallkuarat”.

Në hartat gjeografike mbi pesëdhjetë vjet ishin të shënuara të dy emërtimet. Alpet Shqiptare, të quajtuar Bjeshkët e Nemuna, janë vazhdimësi e Maleve Dinarit që shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi.


Related Posts

Kur ndryshon ora këtë vit?
Tjera

Kur ndryshon ora këtë vit?

10/09/2025 | 11:51
Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi, gjeologu italian zhduket në Alaskë
Botë

Ekspedita shkencore kthehet në tragjedi, gjeologu italian zhduket në Alaskë

06/09/2025 | 14:51
Panik në Kili, regjistrohen lëkundje të forta tërmeti!
Botë

Japonia në alarm, mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme goditën zinxhirin e ishujve!

26/06/2025 | 17:42
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲