Cikloni mjaft i fuqishëm i cili ka fituar epitetin edhe të “ciklonit bombë” ka përfshirë shumë pjesë të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa pjesë të Spanjës dhe Gjermanisë. Reshje të dendura shiu , me erëra të fuqishme dhe lokalisht edhe rrebeshe të fuqishme kanë përfshirë shumë rajone të cilat i cekëm më lartë.
Ky ciklon do të shënojë edhe fillimin e “shirave monsunike”të cilat do të përfshijnë Evropën dhe Gadishullin Ballkanik ditëve të ardhshme. Monsunet evropiane zakonisht dillojnë në muajin Maj dhe ndodhin si pasojë e ngritjes së temperaturave mbi tokë. Depërtimi i ajrit të lagësht nga Atlantiku në sipërfaqën e nxehtë të Evropës shkakton procese të bujshme atmosferike dhe për këtë arsye ndodhin monsunet të cilat karakterizohen me reshje të dendura shiu, stuhi dhe shtrëngata të fuqishme me rrebeshe, vetëtima, bubullimë dhe breshër. Masat e lagshta ajrore nga ky ciklon do të prëfshijnë të enjten edhe Gadishullin Ballkanik duke kushtëzuar reshje, vende-vende të dendura shiu. Reshjet do të arrijnë edhe në Kosovë dhe pjesë të Shqipërisë por me një intensitet shumë më të dobët.
Gadishulli Ballkanik do të përfshihet nga një ciklon mjaft i fuqishëm të dielën e tutje. Do të kemi reshje të dendura shiu, stuhi dhe shtrëngata me vetëtima dhe bubullimë si dhe ekziston potencial real edhe për vërshime. Rajonet më të rrezikuara nga vërshime katastrofike do të jenë Bosna dhe Hercegovina si dhe disa pjesë të Kroacisë dhe Serbisë. Vërshime potenciale mund të ketë edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri.