• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Bora vjen në shumë pjesë të Ballkanit dhe Evropës, viset tona ende me rrymime të ngrohta ajrore!

Bora vjen në shumë pjesë të Ballkanit dhe Evropës, viset tona ende me rrymime të ngrohta ajrore!

19/11/2025 | 23:28

KEDS tregon për punimet në rrjet të mërkurën, me 23 shtator!

22/09/2026 | 23:22

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2026.) e mërkurë

22/09/2026 | 23:09
Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

Evropa po përballet me mungesë të patateve, moti ekstrem godet prodhimin

22/09/2026 | 19:27
Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

Publikohen pamjet satelitore të Grenlandës, amerikanët pritet të ndërtojnë dy baza të reja ushtarake

22/09/2026 | 16:23
Çmimet e derivateve për sot

Bie çmimi i naftës në tregjet globale pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

22/09/2026 | 16:17
“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

“El Nino”, shteti amerikan shpall gjendje të jashtëzakonshme

22/09/2026 | 13:38
Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

Sot pritet edhe një ngjarje interesante hapësinore

22/09/2026 | 11:24
Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

Evropa ndahet në dy zona termike, dy masa ajrore përballen mbi kontinent

22/09/2026 | 08:44
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

22/09/2026 | 08:10
Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

Moti javor: vjeshta vjen me mot tipik vjeshtor!

22/09/2026 | 00:52

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 22 shtator!

22/09/2026 | 00:05
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Bora vjen në shumë pjesë të Ballkanit dhe Evropës, viset tona ende me rrymime të ngrohta ajrore!

Bora vjen në shumë pjesë të Ballkanit dhe Evropës, viset tona ende me rrymime të ngrohta ajrore!

Viset tona vetëm shi përpos viseve malore. Borë mund të ketë të dielën në veri-verilindje të Shqipërisë dhe disa pjesë të Kosovës.

19/11/2025 | 23:28
3.5k
Shpërndarje
10.1k
Shikime
Shpërndaje

I ftohti Arktik ka filluar të depërtojë edhe në Evropën perëndimore pas Skandinavisë dhe gjatë fundit të kësaj jave do të kemi ciklonin më të ri Gjenovian të stacionuar pastaj në pjesët qendrore të Italisë dhe Detit Adriatik. Ky ciklon do të krijohet si pasojë e depërtimit të një mase të madhe ajrore të ftohtë me origjinë arktike në Mesdheun e ngrohtë.

Reshje bore priten në shumë pjesë të Francës dhe Gjermanisë, madje edhe në veri dhe verilindje të Spanjës. Tutje reshje më të dendura shiu e bore në disa nga pjesët qendrore të Evropes si në Austri dhe pjesë të Zvicrës.

Ballkani me reshjet e para serioze të borës nëpër ultësira, viset tona ende nuk përfshihen.

Përderisa në Francë dhe Gjermani reshjet do të jenë kalimtare ndryshe do të jetë nga Sllovenia deri në veriun e Malit të Zi kur priten reshjet e para serioze në të gjitha ultësirat e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ku do të jetë edhe kufiri i depërtimit të ajrit të ftohtë polar me reshje bore.

Të dielën një sasi e këtij sistemi të ftohtë ajror do të depërtojë edhe në Kosovë dhe veri të Shqipërisë, por reshjet e borës ende janë të diskutueshme. Reshje bore gjithsesi priten në viset kodrinore-malore në veri dhe verilindje të Shqipërisë dhe disa pjesë të Kosovës, por për momentin nuk duket se mund të kemi ndonjë atmosferë të fortë dimërore.

Arsyeja se në viset tona do të kemi vetëm reshje shiu gjendet në faktin se do të jemi në sektorin e nxehtë të masave të fuqishme ajrore ciklonike me rrymime intensive ajrore nga jugu e jugperëndimi, ndërsa nga Sllovenia deri në veri të Malit të Zi do të jenë në sektorin e ftohtë të masave ajrore ciklonike me rrymime ajrore nga veriu e verilindja.

Pozicionimi dhe shtrirja e ciklonit të fuqishëm dimëror në qendër të Detit Adriatik e determinon një gjendje të tillë sinoptike, pra shtetet si Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina do të përfitojnë reshjet më të dendura të borës edhe nëpër ultësira, ndërsa Shqipëria dhe Kosova përfitojnë vetëm reshje shiu. Të Dielen ajri i ftohtë Arktik depërton edhe në Kosovë por sipas të gjitha gjasave në një formë paksa më të dobët dhe afatshkurtër.

Deri atëherë reshje të reja shiu të shpeshta të cilat mund të vështirojnë gjendjen edhe ashtu të vështirë në zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Reshje dukshëm më intensive priten në Shqipëri.

Ky ciklon do të jetë përgjegjës për reshje të reja intensive në shumë pjesë të Ballkanit dhe ne do të jemi duke ndjekur evoluimin e zhvillimit të ciklonit dhe pasojave të tij./MeteoBallkan

Rekomandime

Kosovë

KEDS tregon për punimet në rrjet të mërkurën, me 23 shtator!

22/09/2026 | 23:22
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2026.) e mërkurë

22/09/2026 | 23:09
Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve
Lajme

Shqipëria drejt modelit grek për çmimet e ushqimeve

22/09/2026 | 19:47
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲