Stuhi të fuqishme me reshje mjaft të rrëmbyeshme shiu pritet të ketë nga sot e disa ditë në veriun e Turqisë.
Në Detin e Zi kemi krijimin e një cikloni jashtëzakonisht të fuqishëm dhe ky ciklon pritet të jetë përgjegjës për motin shumë të ashpër që e pret Turqinë veriore sonte dhe disa ditët e ardshme. Disa nga këto stuhi mund të përfshijnë shumë pjesë në qendër të Turqisë si dhe në lindje të vendit po ashtu.
Turqia një shtet që u prek nga zjarret apokaliptike tani e presin reshje të mëdha, por reshjet e shiut nuk pritet të përfshijnë jugun e vendit aty ku ka më së shumti nevojë pas zjarreve apokaliptike.
Cikloni paksa i pasazakontë dhe shumë i fuqishëm përveç Turqisë pritet të godas me shumë forcë edhe Gjeorgjinë dhe jugperëndimin e Rusisë./Meteoballkan