Fronti i cili përfshiu Slloveninë dhe Kroacinë sot shkaktojë disa shtrëngata mjaft të fuqishme lokale në këto shtete, ndërsa në këto çaste sistemi frontal gjendet në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Qyteti Karlovc i Kroacisë u godit nga një shtrëngatë mjaft e fuqishme e cila rrëzoi kulmet e shtëpive dhe shumë pemë të cilat bllokuan rrugët e ndryshme në komunikacion.
Stuhia zgjati afërsisht një gjysmë ore ndërsa raportohet se përpos rrebeshe të fuqishme kishte erëra mjaft të forta të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Disa pamje nga Kristina Steduc Fabac/pixel