Natyra nganjëherë “hakmerret” për shkak të “papërgjegjësisë” së njerëzve dhe kjo ka ndodhur sot në qytetin e madh turistik kroat të Dubrovnikut.
Për shkak të motit jashtëzakonisht të ashpër në Kroaci po ndodhin fenomene ekstreme meteorologjike siç janë erërat e fuqishme jugore dhe të reshurat e mëdha. Reshje mjaft të fuqishme ka edhe në Itali dhe priten edhe në Slloveni.
Moti ekstrem do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme në këto rajone
Sot pasdite brigjet e Dubrovnikut u mbushen me mbeturinat të cilat njerëzit i kanë hedhur në det.