Sot në territorin e Republikës së Kosovës po mban mit i kthjellët dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Dielli po rrëzon në shumë rajone, megjithatë këtë fat nuk e kemi të gjithë sepse në disa lugina kemi ende mjegull të dendur dhe moti është mjaft i ftohtë siç shihet edhe në imazhin satelitor.
Më nxehtë është në viset kodrinore-malore sot se nëpër disa ultësira ku kemi mjegull dhe kjo është tërësisht normale kur kemi masa ajrore stabile anticiklonike gjatë dimrit për shkak të inversionit të temperaturave.
Kjo situatë do të vazhdojë edhe dy ditë përafërsisht sepse nga e premta do të kemi masat ajrore ciklonike nga Atlantiku të cilat do të na sjellin reshje të shpeshta shiu dhe bore në viset malore, ndërsa në fillim të javës së ardhshme reshje lokale bore (jo të shumta) mund të ketë në shumë pjesë të Kosovës./Meteoballkan