Stuhi të fuqishme gjatë ditës së sotme përfshinë Greqinë, veçanërisht perëndimin e Greqisë dhe rajonin e Poloponezit.
Mediat greke njoftuan se gjatë stuhive të mëngjesit të sotëm humbën jetën dy marinarë grek pasi që anija me të cilin ishin duke lundruar u fundos nga erërat e fuqishme dhe shirat e rrmëmbyeshme.
Moti do të fillojë të qetësohet sonte gjatë natës në Greqi pasi që cikloni do të ikë në drejtim të lindjes./Meteoballkan