Masa ajrore stabile anticiklonike po mbretërojnë në rajonin tonë duke na dhuruar një mini-verë ose të ashtuquajturën verë indiane në fund të Tetorit dhe kjo pritet të vazhdojë tutje.
Përpos motit plotësisht stabil drejt rajonit tonë po vazhdojnë të mbizotërojnë masat e ngrohta nga Mesdheu për arsye të kreshtës termike po nga Mesdheu (jugperëndimi) që drejton masat e ngrohta ajrore drejt rajonin tonë.
Sipas të gjitha gjasave kjo gjendje stabile sinoptike do të vazhdojë gjatë fundit të Tetorit, por edhe në fillim të Nëntorit nuk pritet ndonjë ndryshim. Netët do të vazhdojnë të jenë të ftohta, ndërsa ditët mjaft të ngrohta për këtë periudhë kohore dhe me temperatura mbi 20 gradë Celsius.
Ndryshim të mundshëm të gjendjes sinoptike mund të kemi rreth datave 4 ose 5 Nëntor për shkak të mundësisë së shembjes së bllokadës anticiklonike nga një masë ajrore ciklonike nga Atlantiku. Deri atëherë kënaquni me motin e këndshëm dhe stabil, ndërsa mbetet të shihet së çfarë drejtimi do të marrë gjendja sinoptike rreth atyre datave./MeteoBallkan