Moti i ashpër që preku zonën e Korçës pasditen e djeshme solli rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë dhe të mesëm.
Rrëzimi i tyre për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi pasi telat e energjisë elektrike kanë rënë mbi makinat që kanë qenë në ecje në segmentin Korçë-Voskopojë.
Shoferi ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa makina është prishur në pjesën e parme ku e ka kapur kabulli i tensionit të lartë.
Policia bllokoi lëvizjen në këtë aks rrugor.