• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me njoftim

Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me njoftim

10/02/2024 | 23:39
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

Mot i stuhishëm në Shqipëri, paralajmërohet rrezik për përmbytje në tri qarqe

16/05/2026 | 19:15
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

16/05/2026 | 16:10
Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

15/05/2026 | 08:39
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me njoftim

Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me njoftim

10/02/2024 | 23:39
731
SHARES
2.1k
VIEWS
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes pasi nesër parashihet të ketë erëra të forta, që mund të sjellin edhe dëme materiale.

Ata po ashtu njoftuan se do ta izolojnë zonën përreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Nesër, e diel, 11.02.2024, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara” – thuhet në njoftim”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Ata kanë publikuar edhe disa numra në të cilët qytetarëve mund t’i kontaktojnë.

“Të nderuar qytetarë, Ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë se më 18 janar, ra çatia e objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës. Nga ky incident u lëndua rëndë një 23 vjeçare.

Elza Ujkani u lëndua rëndë teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së kulmit.

Disa javë ajo qëndroi në Mjekimin Intensiv Qendror.

Deri tash, dy persona janë arrestuar lidhur me rënien e çatisë së ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i kompanisë punuese për vendpunishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë më 22 janar.

Autoritetet gjyqësore po ashtu njoftuan se kanë angazhuar ekspert gjyqësor në fushën e ndërtimtarisë “në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante”.

Ekspertët e angazhuar nga komuna gjetën se ka pasur shkelje gjatë ndërtimit të kulmit.

“Është vërejtur se nuk është ekzekutuar asnjë ankerim i brinakeve, por ato vetëm janë mbështetur mbi murin e jashtëm. Kjo është arsyeja kryesore pse erërat e forta disa herë e kanë dëmtuar këtë kulm. Konstruksioni isekondar apo brinaket, përpos që nuk janë ankeruar me fileta metalike për murin perimetrik [traun nga betoni i armuar] ato në shumicën dërmuese të rasteve janë kapur me gozhda dhe jo fileta apo profile adekuate metalike sipas normave”, u tha në raportin e ekspertëve.

Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2020) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2026.) e diele!

17/05/2026 | 00:11
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë
Lajme

Ulqini me rregulla të reja për turistët

16/05/2026 | 19:45
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Lajme

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲